Thumana ‘lëngon’ nën rrënoja, ja çfarë ka mbetur nga gërmadhat e pallateve të shembur (Foto)

 Thumana ‘lëngon’ nën rrënoja, ja çfarë ka mbetur nga gërmadhat e pallateve të shembur (Foto)

Fletore ku shkruhen bukur detyrat e nxënësve, dëftesa shkolle, rroba e lodra fëmijësh, është gjithë sa ka mbetur nën rrënojat e tërmetit të pabesë, që goditi vendin orët e para të mëngjesit të së martës, ditë që do të mbetet gjatë në kujtesë.

Lëkundjet e forta, prenë në mes jetën e 51 personave ndërsa te shumë të tjerë e ndryshoi përjetësisht rrjedhën e saj, por te të gjithë ora 03.54 e 26 nëntorit 2019 do të skalitet në kujtesë.Foto kujtime të ruajtuara me fanatizëm nga familjarët, tashmë ndodhen nën rrënoja të shkaktuara nga lëkundjet e fuqishme të 26 nëntorit. Gazetari Enrik Mehmeti, sjell përmes këtij foto albumi, një nga ata që kurrë e askush nuk do të kishte dashur të shkrepë, dhimbjen e lënë pas nga forca e natyrës në Thumanë.

51 persona humbën jetën si pasojë e tërmetit shkatërrimtar të 26 nëntorit,ndërsa qindra të tjerë u plagosën. Mijëra qytetarë të prekur nga tërmeti kanë mbetur të pastrehë, disa prej tyre të sistemuar nëpër hotole, pranë të afërmve, qendra sociale apo në çadrat e ngritura për t’iu ardhur në ndihmë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com