Tifozët dalin kundër të përkëdhelurit të Messit, Suarez

 Tifozët dalin kundër të përkëdhelurit të Messit, Suarez

Vetëm katër lojtarë në histori të klubit kanë shënuar më tepër gola për Barcelonën sesa Luis Suarez. Por kjo nuk i ka ndalur tifozët që ta fishkëllejnë atë të martën mbrëma në “Camp Nou” në fitoren e Barçës ndaj Villarrealit.

Me 179 gola, Suarez zë vendin e pestë në listën e shënuesve më të mirë në histori të Barcelonës, është pesë prapa Josep Samitierit dhe 15 prapa Ladislao Kubalas. Nëse i kalon ata të dy, ai do të mbetet duke ndjekur vetëm Cesar Rodriguezin dhe të pakapshmin Lionel Messi, transmeton Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Por kjo nuk pati fare rëndësi kur rreth orës 22:35 numri nëntë u paraqit në tabelën e zëvendësimeve dhe Suarez po largohej nga fusha. Kishte duartrokitje kryesisht nga tribuna prapa portës nga një sektor i tifozëve që po bërtisnin “Uruguai, Uruguai”, vetëm disa minuta më herët.

Por qartë kishte fishkëllima të dëgjueshme në mesin e tifozëve. Ishin të parat, së paku sa i përket volumit dhe shpërndarjes së pakënaqësisë.

Shumë tifozë të Barcelonës krenohen, siç thonë ata, që nuk janë aq të paqëndrueshëm si tifozët e Real Madridit që e fishkëllenin edhe Cristiano Ronaldon. Pra, pse ky reagim tash?

Ka tri arsye dhe të tria shkojnë përtej performancës në fushë.

Prapa fishkëllimave janë çështjet e vazhdueshme të fuqisë së lojtarit, pakënaqësia për shkak të një lëndimi të pësuar stinorin e kaluar dhe po ashtu dëshira që të shihet 16-vjeçari Ansu Fati duke luajtur sa më tepër të jetë e mundur.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com