Timonie: Zgjedhjet e suksesshme janë thelbësore për negociatat me BE-në

 Timonie: Zgjedhjet e suksesshme janë thelbësore për negociatat me BE-në

Ambasadori francez në Shkup Kristian Timonie, ka folur në lidhje me zgjedhjet e parakohshme kuvendare dhe nisjen e bisedimeve të vendit me BE-në.

Ai thotë se nëse zgjedhjet janë demokratike dhe të suksesshme, do të jenë argument i fortë për marrjen e datës për nisjen e negociatave me BE-në.
“Na duhen zgjedhje të suksesshme. Progres në agjendë. Pasi ekziston metodologji, por ekziston edhe agjendë e reformave politike dhe Ligjin për Prokurorinë”.

“E di se propozimin e Komisionit duhet ta marrim në fund të muajit. Kjo nuk vendoset vetëm nga njëra palë. Ka konsensus për propozimet tona. Nuk pres komplikime, pasi propozimet tona janë të bazuara në argumente për të cilat duhet kohë. Mendoj se deri në Samitin e Zagrebit do të jemi të gatshëm”, tha Timonie për “Utrinski vesnik”.

Ndryshe, zgjedhjet e parakohshme parlamentare janë caktuar për më 12 prill.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com