Tjetër tërmet në zonën ndërmjet Tiranës dhe Durrësit

 Tjetër tërmet në zonën ndërmjet Tiranës dhe Durrësit

Një tjetër lëkundje e tokës është regjistruar këtë të shtunë në Shqipëri.

Hapësira e lëkundjeve vijon të mbetet zona mes Durrësit dhe Tiranës.

Këtë herë tërmeti është shënuar në orën 14:31 me epiqëndër në Xhafzotaj e në thellësi 10 kilometra.

Tërmeti ka qenë 3.2 ballë sipas shkallës Rihter.

Ndryshe më 21 shtator një tërmet prej 5.8 ballësh ka goditur Tiranën dhe Durrësin, i cili, përveç dëmeve materiale ka shkaktuar edhe dhjetëra të lënduar.

Tërmeti është regjistruar rreth 6 kilometra larg Durrësit, por ai është ndjerë edhe në Prishtinë, e Pejë për disa sekonda.

Bilanci më i fundit nga tërmeti i 21 shtatorit janë 915 banesa dhe pallate të dëmtuara. /Vision Plus/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com