Tottenham bën gati ofertën e dytë për Vedat Muriqin

 Tottenham bën gati ofertën e dytë për Vedat Muriqin

Tottenham po e dëshiron me çdo kusht transferimin e sulmuesit të Fenerbahçes, Vedat Muriqi.

Gazeta e njohur turke “Aksam”, shkruan se skuadra turke i ka refuzuar dy oferta për Muriqin nga Tottenhami dhe Burnley.

Por, Spurs, janë duke e përgatitur ofertën e dytë për 25 vjeçarin nga Kosova, i cili shihet si zëvendësues ideal i të lënduarit Harry Kane.

Vedat Muriqi pritet t’i kushtoj ekipit të Jose Mourinhos rreth 20 milionë funta, shumë e cila nuk paraqet problem për anglezët.

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, në këtë sezon i ka shënuar 12 gola në 19 paraqitje në të gjitha paraqitjet, po ashtu sulmuesi shtatlartë i ka bërë edhe pestë asistime.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com