Tragjedia në Rramanli, vazhdon të jetë kritike gjendja e dy grave – AlbMania          

Tragjedia në Rramanli, vazhdon të jetë kritike gjendja e dy grave

 Tragjedia në Rramanli, vazhdon të jetë kritike gjendja e dy grave

Dy gra po luftojnë për jetë në Klinikë pasi dje shpërtheu një bombole gazi në fshatin e Kumanovës, Rramanli, deklaroi drejtori i Qendrës Urgjente, Ilir Hasani në takim me gazetarët.

“Kanë më shumë se 80% të djegura dhe situata është shumë e rëndë. Janë të kyçur në aparate dhe gjendja e tyre është e pasigurt. Derisa pacienti i tretë ka djegie rreth 40%”, tha Hasani.
Deri më tani, kanë ndërruar jetë 4 persona, gjegjësisht 3 fëmijë dhe një 60-vjeçar. Hasani kumtoi se gratë janë në moshë 35-vjeçare dhe 50-vjeçare.

Këshilli i Komunës së Kumanovës për sot ka caktuar seancë të jashtëzakonshme në lidhje me fatkeqësinë në Rramanli.