Trajneri i Schalkes ndihmon lojtarin kundërshtar por ndëshkohet me karton të kuq

 Trajneri i Schalkes ndihmon lojtarin kundërshtar por ndëshkohet me karton të kuq

Një ngjarje mjaft interesante ka nodhur në Kupën e Gjermanisë në ndeshjen mes Schalkes dhe Hertha Berlinit, që u mbyll me fitoren e vendasve 3:2 pas vazhdimeve.

Në një moment gjatë ndeshjes trajneri i Schalkes, David Wagner vendosi që t’ia zgjasë dorën mbrojtësit të Hertha Berlinit, Jordan Torunarigha, i cili më herët u rrëzua afër tij.

Por, edhe pse u mundua ta ndihmojë lojtarin e kundërshtarit të tij, Wagner çuditërisht u ndëshkua me karton të kuq nga gjyqtari.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com