Transferimi është afër, Messi bisedon në telefon me trajnerin e klubit të ri

 Transferimi është afër, Messi bisedon në telefon me trajnerin e klubit të ri

Lionel Messi është gjithnjë e më afër largimit nga Barcelona.

Lionel Messi është duke insistuar për largim nga Barcelona.

Sulmuesi argjentinas ka paraqitur kërkesë për largim nga Camp Nou, gjatë këtij afati kalimtar të verës.

E ardhmja e tij mund të jetë në Premierligë te skuadra e Manchester Cityt. Cristobal Soria, bashkëpuntor në Chiringuito de Jugones, ka bërë të ditur se Messi tashmë ka biseduar nëpërmjet telefonit me menaxherin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.

Guardiola dhe Citizens besohet se janë favoritë për transferimin e Messit, në rast se aprovohet kërkesa e tij për largim nga Barcelona.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com