Tuna kthehet nga Siria: U ktheva e riformësuar, jam një Tuna tjetër – AlbMania    
     

Tuna kthehet nga Siria: U ktheva e riformësuar, jam një Tuna tjetër

 Tuna kthehet nga Siria: U ktheva e riformësuar, jam një Tuna tjetër

Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu ka vizituar së fundmi Sirinë.

Ajo ka thënë se eksperienca në Siri e ka ndryshuar atë si person.

Tuna ka shkruar se nga Siria është kthyer e riformësuar dhe një person tjetër.

“Udhëtimi në Siri, udhëtimi më emotiv në jetën time, nxiti në mua qindra pyetje dhe hapi dhjetëra dilema për njeriun, për njerëzimin. Përjetova emocione që shkojnë përtej mundësisë për t’i përshkruar me fjalë. Dhembje që të ngjitet për shpirti dhe të trishton, të bën të ndjehesh fajtor për skamjen, trishtimin dhe frikën me të cilën jetojnë çdo ditë. Familje që jeton me ëndrrën: të ketë kulm mbi kokë, një nënkresë ku do ta venin kokën… Sy të pikëlluar fëmijësh nga ngarkesa mbi supet e njoma”, ka shkruar ajo.