Tuna, Soni dhe Ylli Limani po vijnë me një bashkëpunim?! (Foto) – AlbMania          

Tuna, Soni dhe Ylli Limani po vijnë me një bashkëpunim?! (Foto)

 Tuna, Soni dhe Ylli Limani po vijnë me një bashkëpunim?! (Foto)

Duket se ata kanë bashkuar idetë për projektin e ri muzikor.

Bazuar në disa postime të fundit, mendohet se Tuna, Soni dhe Ylli do të vijnë me një bashkëpunim.

Soni publikoi dje një foto krahë Tunës, ku shkruante: “Partnerja ime në krim”. Vajzat ndodhen në Prishtinë, ndërsa dhe Tuna ka publikuar një foto të koleges. “Si të mbash distancë me këtë?”, ka shkruar ajo me humor, duke iu referuar Sonit. Dhe kur të gjithë menduan se ky do të ishte një bashkëpunim mes vajzash, Ylli Limani bëri një tjetër postim në InstaStory.

Ai publikoi një video pa audio fare të shkurtër të Tunës, ku kjo e fundit shihet duke kënduar. E përderisa Ylli ka preferuar të mos zbulojë se çfarë po këndon Tuna, me siguri ky është mesazhi i Limanit për të paralajmëruar bashkëpunimin me Tunën dhe Sonin. “Alo alo”, ka shkruar Ylli dhe ndoshta ky mund të jetë titulli i këngës ose një pjesë e shkurtër e refrenit./Lajmi.net/