U dënua vetëm për “shpërdorim detyre”, Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin

 U dënua vetëm për “shpërdorim detyre”, Prokuroria ankimon vendimin për Tahirin

Prokuroria ka ankimuar vendimin e Gjykatës për Krime të Rënda, e cila dënoi ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri vetëm për “shpërdorim detyre”.

Në vendimin e saj, Gjykata rrëzoi dy akuzat e tjera për “trafik narkotikësh” dhe grup të “strukturuar kriminal”.

Një ditë edhe më parë edhe Tahiri ankimoi vendimin e Gjykatës, e cila e shpalli fajtor me akuzën për ‘Shpërdorim detyre’.

Dënimi me 5 vite burg për ish-ministrin Tahiri u konvertua me 3 vjet e 4 muaj burg shërbim prove.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com