U dënuan gabimisht për vrasje, tre amerikanë lirohen pas 36 vjetësh burgim

 U dënuan gabimisht për vrasje, tre amerikanë lirohen pas 36 vjetësh burgim

Tre amerikanë që ishin dënuar gabimisht për vrasje në Maryland të Shteteve të Bashkuara janë liruar pasi u mbajtën në burg për 36 vjet.

Alfred Chestnut, Andreë Stewart dhe Ransom Watkins ishin dënuar me burgim të përjetshëm në vitin 1984 për vrasjen e një djali 14-vjeçar.

Ata u liruan të hënën në Baltimore pasi gjyqtari ua tërhoqi dënimin pas rishqyrtimit të rastit të tyre. Rasti ishte rihapur këtë vit pasi njëri prej tyre ia dërgoi një letër Njësitit për Integritetin e Dënimeve.

Amerikanët Chestnut, Stewart dhe Watkins ishin arrestuar kur ishin adoleshentë në nëntor të vitit 1983 pas vdekjes së një personi të quajtur DeWitt Duckett, i cili ishte qëlluar në qafë gjatë rrugëtimit për në shkollë.

Ky rast kishte bërë bujë të madhe në atë kohë, sepse ishte vrasja e parë e një nxënësi në shkollën publike në Baltimore.

“Këta tre burra ishin dënuar si fëmijë për shkak të sjelljes jo të duhur të policisë dhe prokurorisë”, tha prokurorja Marilyn Mosby pas lirimit të personave të pafajshëm.

Prokurorët thanë se policia i kishte injoruar deklaratat e disa dëshmitarëve, të cilët e kishin identifikuar një person tjetër si vrasës të të riut, shkruan “BBC”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com