U kap duke u puthur me të dashurën në publik, emigranti nga Suedia gjobitet me 450 euro në Kosovë – AlbMania    
     

U kap duke u puthur me të dashurën në publik, emigranti nga Suedia gjobitet me 450 euro në Kosovë

 U kap duke u puthur me të dashurën në publik, emigranti nga Suedia gjobitet me 450 euro në Kosovë

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë vënë një gjobë një memigranti në Prishtinë vetëm pse ai është puthur me të dashurën e tij.

Rasti ka ndodhur më 28 korrik afër një klubi nate në kryeqytet. Për aktin e tij, puthjen, qytetari, shtetas i Suedisë, është gjobitur me 450 euro.

Te përshkrimi i kundërvajtjes, oficerët e Policisë kanë shkruar: “I njëjti bënë sjellje të pa hijshme duke u puthur në publik edhe pse i është tërhequr vërejtja disa herë“.

Për vendosjen e gjobës prej 450 eurosh policët janë thirrur në dispozitat e nenit 6 të Ligjit për rendin dhe qetësinë publike.