U kujdes për Princin e Arabisë e Agjentin 007, kush është Teuta Gashi, edukatorja që rrahu fëmijën në çerdhe?

 U kujdes për Princin e Arabisë e Agjentin 007, kush është Teuta Gashi, edukatorja që rrahu fëmijën në çerdhe?

Të hënën në media u publiku një video tronditëse, ku një edukatore e çerdhes “Cambrige Cids” rrihte një fëmijë 1 vjeçar.

E edukatorja që e bëri këtë, që tashmë është arrestuar, është mamia e njohur, Teuta Gashi, e cila njihej për këshillat që jepte për fëmijët, në faqen e saj në Facebook, ku dhe kishte publikuar foto e video me fëmijët e çerdhes ku punonte.

Mamia ka qenë e ftuar në shumë emisione televizive në Kosovë e Shqipëri, ku ka treguar për rrugëtimin e saj nga Kosova në Libi në vitin 1982, ku ka kryer profesionin e saj si mami në maternitet, dhe pas 10 vitesh është shpërngulur në Britaninë e Madhe.

Vallëzim e lumturi me të vegjlit tanë 😍

Vallëzimi bashkë me fëmijët u’a mëson atyre menaxhimin e ekuilibrit, vetëdijes, dëgjimit dhe prekjes.Fëmijët gjithmonë do të përfundojnë të kënaqur dhe të lumtur me muzikën dhe lëvizjet ritmike. Ajo që jep shembull se si duhet të punohet me fëmijë është zonja Razije Musa e cila është jashtëzakonisht e dashur për ata. Kënaqësi me të vegjlit tanë😍

Gepostet von Cambridge Kids am Montag, 27. Januar 2020

Në botë ajo njihet si mamia e shumë familjeve VIP, duke nisur nga Princi i Arabisë, një duke në Britaninë e Madhe, dhe deri tek aktori agjenti 007 Roger Moore.

Në një nga videot e publikuara me fëmijë gjatë orarit të punës, ajo i quan ata motivim të ditës.

Ndërsa tani, me vendim të prorkurorit, po qëndron për 48 orë në mbajtje, për shkak të veprës që ka bërë, derisa është raportuar se çerdhja në të cilën ajo punonte, nuk kishte licencë./BS/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com