U përmbyt nga liqeni, fshati misterioz mund të shfaqet sërish

 U përmbyt nga liqeni, fshati misterioz mund të shfaqet sërish

Fshati Fabbriche di Careggine daton nga shekulli i XIII dhe dikur ishte i banuar nga njerëzit. Ai u bë një “fshat fantazmë” në 1947 kur u ngrit një digë në lumin Edron dhe fshati u përmbyt nga Liqeni Vagli i krijuar artificialisht.

Liqeni është drenazhuar katër herë që nga krijimi i tij, së fundmi në 1994, duke zbuluar rrënojat nën të, dhe sipas autoriteteve kjo mund të ndodhë përsëri në 2021.

Enel, organizata që zotëron digën, tha në një deklaratë se ekziston mundësia e zbrazjes së liqenit edhe një herë, dhe kjo mund të nxisë turizmin në rajon.

Herën e fundit, kur Fabbriche di Careggine u rishfaq në 1994, qindra turistë u mblodhën në këtë vend. Nëse do të ndodhë përsëri, shpresojmë se do të jetë një tërheqje tjetër e shkëlqyer për turistët kudo.