U shpallën të banueshme, banorët e Durrësit refuzojnë të rikthehen në banesa

 U shpallën të banueshme, banorët e Durrësit refuzojnë të rikthehen në banesa

Në Durrës vazhdojnë të shemben ndërtesat e shpallura të rrezikshme për të banuar.

Rreth 2 orë më parë u shemb me shpërthim të kontrolluar një pallat 6 katësh.

Ndërkohë po punohet për shembjen e objekteve të tjera.

Megjithatë, edhe pse disa pallate janë shpallur të banueshme, banorët kanë frikë të rikthehen për të jetuar brenda.

Ora News raportoi se banorët refuzojnë të rikthehen në banesa për shkak se sipas tyre dëmet nga tërmeti janë të dukshme me sy.