Under: Gjithmonë kam dëshiruar Premierligën, mundësi e mirë për mua

 Under: Gjithmonë kam dëshiruar Premierligën, mundësi e mirë për mua

Cengiz Under është i lumtur me lëvizjen e radhës në karrierën e tij.

Ylli i Romës, Cengiz Under, ka kaluar në Premierligë, në formë huazimi te skuadra e Leicester City.

23 vjeçari turk është shprehur i lumtur për mundësinë që të luajë në Premierligë dhe po sheh përpara që të bëjë më të mirën.

“Unë gjithmonë kam dashur të luaj në Angli dhe kjo është mundësi e shkëlqyer për të luajtur në Premierligë”, ka thënë Under.

“Unë ndihem mirë sepse shoku im luan me Leicester City. Jam shumë i lumtur të luaj me Caglar (Soyuncu) dhe unë gjithmonë shikoja ndeshjet e Leicester për shkak të tij”, shtoi turku.

Under pritet të jetë ndihmë e madhe për skuadrën nga ‘King Power’.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com