Vaksina e krijuar në Oksford kundër virusit korona , rezulton e suksesshme – AlbMania          

Vaksina e krijuar në Oksford kundër virusit korona , rezulton e suksesshme

 Vaksina e krijuar në Oksford kundër virusit korona , rezulton e suksesshme

Vaksina kundër virusit korona e zhvilluar nga Universiteti i Oksfordit, është efektive dhe krijon imunitet nga Covid-19. Testi që përfshinte 1077 njerëz tregoi se injeksioni krijon antitrupa dhe qeliza të bardha të gjakut, që luftojnë virusin, njofton BBC, transmeton Dritare.net.

Gjetjet janë jashtëzakonisht premtuese, por është ende shumë shpejt të dihet nëse kjo është e mjaftueshme për të qenë 100% të sigurt nga Covid-19. Mbretëria e Bashkuar tashmë ka porositur 100 milion doza të vaksinës. Po ashtu doktoresha Detina Zalli e ka bë publike në profilin e saj: Më në fund rezultatet e mirëpritura: Vaksina e Oxfordit është e sigurt dhe shkakton imunitet në provat fillestare.