Vaksina kundër koronavirusit më herët do të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut – AlbMania          

Vaksina kundër koronavirusit më herët do të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut

 Vaksina kundër koronavirusit më herët do të mbërrijë në Maqedoninë e Veriut

Mbërritja e vaksinës anti-KOVID-19 edhe pse u paralajmërua se vjen nga marsi, megjithatë sasitë e para pritet të mbërrijnë nga fillimi i vitit të ardhshëm.

Kjo është paralajmëruar sot nga ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

“Ministria e Shëndetësisë bisedon me tre mekanizma për të blerë 800 mijë vaksina kundër COVID-19, ndërsa të premten Greqia konfirmoi se nga dërgesa e parë e vaksinave që mbërrijnë në Athinë, një pjesë do të jep edhe për vendin tonë”, theksoi ministri Filipçe për TV Sitel.

Sipas tij, javën e kaluar është paguar një pjesë e shumës për vaksinat.

“Të premten ne morëm një konfirmim nga Greqia, unë pata bisedë me ministrin grek të Shëndetësisë, i cili pas një bisede me kryeministrin Mitsotakis konfirmoi se nga sasia e tyre e parë, e cila do të arrijë në Athinë për popullsinë e tyre, një sasi do të ndahet për ne. Ne përdorim praktikisht të gjitha instrumentet, përfshirë mekanizmin Kovax, i cili ishte i pari në dispozicion për ne dhe natyrisht përmes këtyre marrëveshjeve të drejtpërdrejta të vendeve të tjera anëtare të BE-së për të siguruar sasi të caktuar të vaksinave edhe për ne”.

“Javën e kaluar kemi paguar paradhënien për vaksinën kundër Covid-19, e cila është garanci bankare se do të paguajmë shumën e plotë për blerjen e 833,000 vaksinave, për rreth 400,000 qytetarë. Përveç këtij prokurimi përmes mekanizmit Kovax, u vendos kontakti i drejtpërdrejtë me Pfizer dhe Astra Zeneka”, tha Filipçe.