Vaksinimi kundër Covid-19, Maqedonia synon të imunizojë rreth 70 për qind të popullatës – AlbMania          

Vaksinimi kundër Covid-19, Maqedonia synon të imunizojë rreth 70 për qind të popullatës

 Vaksinimi kundër Covid-19, Maqedonia synon të imunizojë rreth 70 për qind të popullatës

Deri në 70% të popullsisë në vend pritet të marrin vaksinën kundër CoVid-19 gjatë vitit të ardhshëm. Autoritetet shëndetësore njoftojnë se kanë siguruar doza të mjaftueshme të këtij lloji të vaksinës aq sa është e nevojshme të arrihet imuniteti kolektiv ndaj virusit korona. Nga Ministria e Shëndetësisë theksojnë se vaksina është e sigurt dhe se qytetarët nuk kanë nevojë të bien pre e dezinformatave.

Për zbatimin e vaksinimit anti-kovid do të shfrytëzohen qendrat e deritanishme të Shtëpive të shëndetit ku praktikohen edhe vaksinat kundër gripit sezonal si dhe spitalet e qyteteve. Prioritet do të kenë personeli mjekësor, kategoritë e rrezikuara shëndetësore, të moshuarit dhe fëmijët”-thonë nga Komiteti për Imunizim.

Përderisa tri kompanitë farmaceutike “Oxford & AstraZeneca”, “Pfizer & BioNtech” dhe “Moderna” kanë filluar prodhimin dhe distribuimin e tri llojeve të vaksinave anti-kovid. Deri në fund të dhjetorit pritet që edhe vendet anëtare të BE-së të fillojnë me vaksinim, pas vendimmarrjes për një zbatim të tillë. Autoritetet vendore bëjnë thirrje që ti përmbahen rekomandimeve shëndetësore, si: maska, distancë, dezinfektues, edhe në këtë fazë të parafundit të pandemisë, deri në arritjen e vaksinës.