Vazhdojnë protestat në Irak, policia vret pesë protestues

 Vazhdojnë protestat në Irak, policia vret pesë protestues

Forcat e sigurisë në Irak kanë përdorur armë zjarri kundër protestuesve, duke i vrarë së paku pesë prej tyre dhe duke i plagosur dhjetëra të tjerë. Lajmin e konfirmuan burimet e policisë dhe të shëndetësisë.

Protestuesit u mblodhën gjatë natës së kaluar në tri ura të Bagdadit, ndërsa forcat e sigurisë përdorën armatim të vërtetë dhe gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit, duke i vrarë tre prej tyre.

Më shumë se 50 të tjerë u lënduan, kryesisht nga plumbat dhe gazi lotsjellës gjatë përleshjeve mes protestuesve dhe policisë.

Dy persona të tjerë u branë dhe 70 u plagosën të dielën pasi forcat e sigurisë përdorën armë zjarri për t’i shpërndarë protestuesit që ishin mbledhur në portin Umm Qasr.

Mjekët thanë se shkaktare të vdekjes së këtyre protestuesve ishin plagët e marra nga armët e zjarrit, duke shtuar se disa protestues të tjerë ndodhen në gjendje kritike.

Protestuesit u mblodhën për të kërkuar nga forcat e sigurisë që t’i hapin rrugët e portit, të cilat ishin bllokuar nga qeveria për t’ua pamundësuar protestuesve që të hyjnë në të.

Ndryshe, së paku 330 persona janë vrarë që nga nisja i protestave masive në Bagdad dhe në pjesën jugore të Irakut në fillim të tetorit. Kjo është kryengritja më e madhe në Irak që nga rënia e ish-liderit Saddam Hussein në vitin 2003, shkruan “Reuters”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com