Vazhdon gjykimi për “Laskarcën”

 Vazhdon gjykimi për “Laskarcën”

Për Durmish Belulin, pronarin e kompanisë transportuese “Durmo turs”, dhe të punësuarit tjerë në këtë kompani të akuzuar në lëndën gjyqësore “Laskarcë”, sot u caktua seancë e re në Gjykatën penale në Shkup. Kjo seancë do të mbahet një ditë para përvjetorit (13 shkurt) nga tragjedia, e cila vitin e kaluar ka ndodhur pas pikëpagesës “Gllumovë”.

Në procesin e deritanishëm gjyqësor u prezantuan disa dëshmi verbale dhe materiale. Në seancën e fundit nga ana e ekspertëve kanë prezantuar informata për gjendjen shëndetësore dhe psikike të Manoil Trifunovski, shoferin e “Durmo turs”-it.

Më 13 shkurt do të bëhet një vit nga fatkeqësia e komunikacionit pas pikëpagesës “Gllumovë”, ku autobusi i kompnaisë “Durmo turs” e humbi kontrollin dhe ra në humnerë. Në këtë aksident jetën e kanë humbur 16 persona, shumica qytetarë të Gostivarit, ndërsa mbi 30 u lënduan rëndë.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com