Vdekja e tre vajzave të vogla në Greqi, mjekët: Çfarë sollën 55 minutat pasi risollëm në jetë Georginën – AlbMania      

Vdekja e tre vajzave të vogla në Greqi, mjekët: Çfarë sollën 55 minutat pasi risollëm në jetë Georginën

 Vdekja e tre vajzave të vogla në Greqi, mjekët: Çfarë sollën 55 minutat pasi risollëm në jetë Georginën

Katër mjekë të spitalit Karamandane të Patrës kanë dëshmuar ditën e sotme para hetuesve për vrasjen e 9-vjeçares Georgina të ndodhur më 29 janar 2022. Kryeanesteziologu i spitalit Karamandani të Patrës, Ioannis Hasapos dëshmoi me detaje për 55 minutat që ekipi mjekësor mundi të risjellë në jetë vogëlushen pasditen e 11 prillit 2021.

“Nëse nuk do ta kishim shpëtuar atëhere fëmijën, nuk do t’i kishim të gjitha këto zhvillime sot. Do të ishte një tjetër vdekje e papritur,” tha ai, duke e përshkruar humbjen e tre fëmijëve si “përkufizim të tragjedisë”.

“Në momentin e rikuperimit nuk shikojmë kush është përpara apo mbrapa. Për ne është e rëndësishme vetëm që të rikthejmë në jetë fëmijën…”

Për sa i përket sjelljes së nënës dhe babait, Hasapopoulos vetëm vuri në dukje se Daskalakis ishte i qetë dhe Roula ishte pa fjalë, pa u futur në detaje, pavarësisht pyetjeve të vazhdueshme. Gjithashtu, kanë dëshmuar dy mjekë pediatër dhe një neurolog pediatër i ekipit të tij shkencor.

Mjeku neurolog ka treguar se Georgina ishte një vajzë e vogël e lumtur dhe bashkëpunuese, e cila ishte mirë nga ana neurologjike, por pati një përkeqësim të papritur të gjendjes. Ndonëse nuk e dinte që familja kishte humbur dy fëmijë, ai tha se gjëja e parë që mjekët mendojnë në raste të tilla është mundësia e një problemi gjenetik. /abcnews.al/