Vetitë shëruese të plazhit të grave në Ulqin

 Vetitë shëruese të plazhit të grave në Ulqin

Drejtori i Organizatës së Turizmit të Ulqinit, Gëzim Hajdinaga ka folur për RTV21 në programin e mëngjesit, ”Për ditë të mbarë” dhe ka treguar se plazhi nudist ka shumë veti shëruese e sidomos për gratë të cilat nuk kanë mundur të kenë fëmijë.

”50 metra para hotel Albatrosit, gjendet plazhi nudist, ose plazhi i grave siç e quajmë ne”, ka thënë Hajdinaga.

Plazhi i gjinisë së butë ka veti shëruese, sespe ka një burim të ujit të sulfurit dhe një baltë e cila përdoret për dermatologji.

”Në plazh ka një rregull që aty qëndrojnë gra që i përkasin atij ishulli, dikur ky plazh ka qenë më natyror madje nuk ka pasur rrugë, është dashur të kalohet me anije”, ka thënë tutje drejtori i Turizmit në Ulqin./21Media/