Vidhet piktura e vjetër 500-vjeçare në Itali, muzeu nuk ishte në dijeni për mungesën e saj – AlbMania    
     

Vidhet piktura e vjetër 500-vjeçare në Itali, muzeu nuk ishte në dijeni për mungesën e saj

 Vidhet piktura e vjetër 500-vjeçare në Itali, muzeu nuk ishte në dijeni për mungesën e saj

Një pikturë 500-vjeçare e vjetër që ishte vjedhur në një muze në Itali, është gjetur në një apartament në një qytet jugor të Italisë, ka bërë të ditur policia italiane.

Punonjësit e muzeut “San Domenico Maggiore” nuk ishin fare në dijeni se portreti i Krishtit që besohet se është pikturuar nga një student i Leonardo Da Vincit, po mungonte, shkruan Reuters.

Policia tha se një informacion i çoi ata drejt banesës ku ndodhej piktura dhe ajo u gjet në një dollap ndërkaq pronari 36 vjeçar i apartamentit është arrestuar nën dyshimin për pranim të mallrave të vjedhura.

Muzeu së cilit i përket piktura ishte mbyllur për disa kohë për shkak të masave të koronavirusit.