Vila më e shtrenjtë në botë, çmimi marramendës për të cilin pritet të shitet

 Vila më e shtrenjtë në botë, çmimi marramendës për të cilin pritet të shitet

Një vilë me sipërfaqe mbi 1800 metra katrorë mund të bëhet shumë shpejt banesa më e shtrenjtë në botë, pasi parashikohet që të shitet në ankand për minimumi, 160 milionë dollarë.

Villa Firenze, që ndodhet në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është i vendosur në më shumë se 9 hektarë në Beverly Hills.

Kjo vilë ka 13 dhoma gjumi dhe 25 tualete, pa përmendur 3 banesa të veçuara për miqtë.

Gjithashtu, ai që do ta blejë, do të jetë fqinj me personazhe si Rod Stewart, Denzel Washington dhe Sylvester Stallone.