Visar Ademi: Kur të gjithë u bënë pozitë, dhe mbronin kapitalet e tyre, Ziadin Sela vendosi të mbrojë principet dhe të bëhet opozitë

 Visar Ademi: Kur të gjithë u bënë pozitë, dhe mbronin kapitalet e tyre, Ziadin Sela vendosi të mbrojë principet dhe të bëhet opozitë

Analisti i shquar politik, Visar Ademi në emisionin Click Plus, ku të ftuar janë edhe Naser Selmani dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, ka thënë që nuk mund të ketë kritika për liderin e Aleancës për Shqiptarët.

‘Në qoftë se Proceset në Evropë janë normale, këtu në Ballkan janë të vonuara. Dhe këtu zakonisht nuk ka luftra për baza ideologjie por për baza të pushtetit. Ziadin Sela u largua nga pushteti për shkak të principeve dhe tha që nuk do të marrë pjesë në një lloje Qeveria që nuk e çon vendin në binarët e duhura’

‘Kur të gjithë mundohen të kenë pushtet, disa për të ruajtur vendet e punës, disa për të marrë më tepër kapital, disa për të amnestu kapitalin, disa për të amnestu pushtetarët, disa për të futur në punë dy apo tre familjar të vetë, këto gjëra nuk i bëri Ziadin Sela. Në këtë koncept dua ti jap një mirënjohje të madhe, sepse atëherë kur gjithkush sot mundohet të bëhet pozitë Ziadin Sela vendosi të bëhet opozitë. Kur shumica e personave vendosën të mbrojnë partitë, Ziadini vendosi të mbrojë principet.’ Theksoi Visar Ademi në Click Plus.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com