VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit të ndal me presione ndaj pushtetit gjyqësor – AlbMania    
     

VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit të ndal me presione ndaj pushtetit gjyqësor

 VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit të ndal me presione ndaj pushtetit gjyqësor

Rënia e kësaj qeverie është gjithnjë e më e qartë. Humbja e LSDM-së po afrohet. Për këtë shkak Zoran Zaev përmes Gjykatës kushtetuese krijon mundësi që pas humbjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të amnistohet për të gjitha aferat me korrupsion dhe bizneset e njohura për opinionin, kështu vlerëson partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE, e cila kërkon siç thonë ata, që Zaev të ndal menjëhërë presionin ndaj pushtetit gjyqësor.

“Që të realizohet kjo, Gjykata kushtetuese do të bëjë praktikë, Pendarovski do të realizojë. Vendimi i Gjykatës kushtetuese është tregues i qartë se ajo, si dhe gjyqësia tjetër, tërësisht i janë nënshtruar vullnetit të Zaevit dhe LSDM-së. VMRO-DPMNE i bën thirrje Zaevit të ndërpret me presione ndaj pushtetit gjyqësor. VMRO-DPMNE është kundër amnistive dhe kundër faljeve. VMRO-DPMNE nuk d të përkrah amnisti dhe falje. Nëse Zaevi vazhdon me planin e tij dhe i zemëron qytetarët, VMRO-DPMNE-ja do të dalë me ta në protesta”, thuhet në reagimin me shkrim të VMRO-DPMNE-së. (koha.mk)