VMRO-DPMNE: Shtyrja e zgjedhjeve do të thotë krizë e re, qytetarët më 12 prill do ta përfundojnë agoninë

 VMRO-DPMNE: Shtyrja e zgjedhjeve do të thotë krizë e re, qytetarët më 12 prill do ta përfundojnë agoninë

Zoran Zaev nuk guxon të ikë nga zgjedhjet. Shtyrja e zgjedhjeve vetëm do të na fusë në krizë të re politike dhe apati ekonomike.

Maqedonia po fundoset në çdo fushë. Transparensi Interneshënëll e shpalli Maqedoninë nën udhëheqjen e Zaevit si vendin më të korruptuar në Evropë.

Për shkak të partizimit dhe krimeve të Zaevëve, revista prestigjioze “Ekonomist” Republikën e Maqedonisë e vlerësoi si regjim hibrid, që paraqet notë jashtëzakonisht të dobët për sundimin e së drejtës dhe shtetit juridik.

Me LSDM-në në pushtet mbi 500.000 qytetarë jetojnë në skaj të varfërisë përderisa çdo i treti në shtet ka problem të sigurojë ekzistencën themelore.

Me Zoran Zaevin në krye, shteti i Maqedonisë është vend me papunësinë e tretë me radhë më të lartë në botë.

Me Zaevin dhe SLDM-në Maqedonia vetëm po fundoset. Nevojiten ndryshime. Nevojitet ripërtëritje. Mu prandaj VMRO-DPMNE do të sjellë iniciativë për shpërndarje të Kuvendit. Zgjedhje më 12 prill, për tejkalim të shpejtë të problemeve dhe pasojave nga sundimi i dëmshëm i LSDM-së.

Qendra e VMRO-DPMNE-së për komunikim

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com