Vogëlushët e Shkupit prekin të gjithë me gjestin e tyre të madh, ja si u dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri (Foto)

 Vogëlushët e Shkupit prekin të gjithë me gjestin e tyre të madh, ja si u dalin në ndihmë vëllezërve në Shqipëri (Foto)

Nxënësit e shkolles fillore në Komunën e Sarajit gjegjesisht fshati Kondove, u janë bashkangjitur personave humanist për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Gjatë ditës së sotme ata kanë organizuar “Tregun e shkollës”, me çka kanë përgatitur ushqime dhe të njëjtat i kanë shitur, ndërsa mjetet e grumbulluara do t’i destinojnë për ata që pësuan nga tërmeti në Shqipëri. Të paktën 40 persona kanë vdekur dhe qindra të tjerë janë plagosur nga tërmetet që e goditën Shqipërinë në dy ditët e shkuara, përderisa bilanci i viktimave vetëm sa shkon e rëndohet.

Qindra persona kanë kaluar natën e dytë mes rrënojave, nëpër tenda apo vetura, pas tërmetit me magnitudë 6.4, njëherësh më i fuqishmi në dekada që goditi Shqipërinë në orët e para të 26 nëntorit, rreth 30 kilometra në veriperëndim të Tiranës.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com