Vullnet Ferati: Koalicioni TashËshtëKoha fitues i zgjedhjeve, programi i koalicionet çelës i zgjedhjes së problemeve në vend – AlbMania          

Vullnet Ferati: Koalicioni TashËshtëKoha fitues i zgjedhjeve, programi i koalicionet çelës i zgjedhjes së problemeve në vend

 Vullnet Ferati: Koalicioni TashËshtëKoha fitues i zgjedhjeve, programi i koalicionet çelës i zgjedhjes së problemeve në vend

Nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët Vullnet Ferati sot është intervistuar në emisionin ‘10Minuta’ në TV21, ku ka folur rreth zhvillimeve politike, programit të Koalicionit Tash Është Koha si dhe fushatës parazgjedhore.

Ferati ka deklaruar që koalicioni ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës ka përpiluar një platformë, e cila rezulton të jetë e detajuar, dhe e plotësuar mirë, me çdo detaj i cili sipas nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët zgjidh problemet e shumta që kanë qytetarët. Ai është shprehur që platforma është punuar duke dëgjuar çdo problem, nga çdo vendbanim si dhe nga mërgata dhe programi është quajtur ‘Shtet për të gjithë’, e cila bazohet në gjashtë shtylla: barazia e plotë, shteti i së drejtës, kapitali dhe zhvillimi, zhvillimi i barabartë ekonomik dh territorial, shtet i digjitalizuar dhe shtylla e fundit është integrimi rajonal dhe ai botëror.

Sa i përket hapave të para që do të ndërmerr koalicioni Tash Është Koha, nënkryetari i Aleancës për Shqiptarët ka thënë se duhet intervenim i menjëhershëm në rregullimin e sistemit të drejtësisë, duke përfshirë ekspert ndërkombëtarë nga Bashkimi Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Tjetri hap i rëndësishëm, është edhe dhënia e nënshtetësisë qytetarëve të cilëve iu refuzohet një e drejtë e tillë, ku sipas statistikave personat e tillë janë rreth 50mijë në vend. Gjithashtu rëndësi në ditët e para të qeverisjes, Ferati ka deklaruar që do ti kushtohet zhvillimit ekonomik, si dhe infrastrukturor të vendeve rurale.

Koalicioni Tash Është Koha sipas Vullnet Feratit do të jetë fitues në zgjedhjet e ardhshme, dhe numri i mandateve do të jetë dyshifror. Sa i përket pjesëmarrjes në qeverisje, Ferati ka deklaruar që programi ‘Shtet për të Gjithë’ do të jetë kusht për kyçje në negociata për formimin e Qeverisë së ardhshme.