Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave dhe të lënduarve në spitalin modular në Tetovë – AlbMania    
     

Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave dhe të lënduarve në spitalin modular në Tetovë

 Vullnet Murseli ofron resurset në ndihmë të familjeve të viktimave dhe të lënduarve në spitalin modular në Tetovë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tetovës nga opozita shqiptare Vullnet Murseli përmes një njoftimi në faqen e tij zyrtare në facebook informon se përkohësisht i pezullon të gjitha aktivitetet parazgjedhore, dhe të gjitha resurset njerëzore po i ofron në ndihmë të familjeve të viktimave të zjarrit në spitalin modular, përcjell albmania

Njoftimi i plotë i Vullnet Murselit, kandidati për kryetar komune të Tetovës nga Aleanca për Shqiptarët:

“Të dashur tetovarë

Tragjedia e rëndë që shkaktoi vdekjen e shumë bashkëqytetarëve tanë mbrëmjen e kaluar në Tetovë, na ka tronditur pa masë.
Unë, si kandidat për Kryetar të Komunës së Tetovës, ju informoj se i pezulloj përkohësisht të gjitha aktivitetet parazgjedhore, dhe të gjitha resurset njerëzore po i ofroj në ndihmë të familjeve të viktimave të zjarrit në spitalin modular.
Lutjet dhe mendimet e mia, të familjes sime dhe të gjithë stafit tim janë me familijet e viktimave të zjarrit të 8 Gushtit në spitalin modular të Tetovës. Ndajmë dhimbjen me ju, dhe duam të jemi afër jush me çfarëdo ndihme që mund të ofrojmë, për të lehtësuar sadopak dhimbjen dhe vuajtjet tuaja.
Me dhimbje e dashuri,
Vullneti juaj”, ka shkruar Murseli./albmania.info/