VV-ja i kundërpërgjigjet LDK-së, ka një kërkesë të re për ta

 VV-ja i kundërpërgjigjet LDK-së, ka një kërkesë të re për ta

Mos arritja e koalicionit qeverisës në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes demokratike të Kosovës as mbrëmë kur ishte pritur se mund të kishte marrëveshja ka bërë që të ketë reagime nga dy partitë fituese të zgjedhjeve dhe të cilat janë zotuar për një koalicion të shpresës.

Derisa Vetëvendosje është e prerë se nuk do ta diskutoj pozitën e kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe se Glauk Konjufca, Lidhja Demokratike e Kosovës është gatshme për marrëveshje por më kushtin që këtë pozitë ta kenë ani pse edhe vet ata e kanë votuar kryetarin e Kuvendit.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes Fatmire Mulhaxha-Kollcaku ka thënë për “Bota Sot” se ende jemi brenda afateve kushtetuese për formimin e qeverise dhe se sipas saj vetëvendosje ka qenë e angazhuar maksimalisht për jetësimin e vullnetit të qytetareve të Kosovës.

“Ende jemi brenda afateve kushtetuese. Që nga fillimi Lëvizja VETËVENDOSJE! ka qenë e angazhuar maksimalisht për jetësimin e vullnetit të shumicës së qytetarëve që votuan për ndryshim. Meqenëse në këtë proces janë të përfshira të dy palët, si VETËVENDOSJE ashtu edhe LDK, kërkohet përafrim i dyanshëm. Ajo çfarë mund të them tani është se ende jemi brenda afateve kushtetuese” ka thënë për “Bota Sot” nënkryetarja e Vetëvendosjes.

Fatmire Mulhaxha-Kollcaku nuk ka dashur të jep detaje me shumë në lidhje më një takim të mundshëm të Albin Kurtit e Isa Mustafes.