Home 10 Lajme 10 Xhaferi: Me veturën zyrtare të Teuta Arifit na konfiskuan ekspozitën dhe ndaluan fjalën e lirë

Xhaferi: Me veturën zyrtare të Teuta Arifit na konfiskuan ekspozitën dhe ndaluan fjalën e lirë

“Të punësuarit e Komunës së Tetovës me veturën e kryetares në aksion urgjent. E larguan ekspozitën, por nuk i largojnë dot mashtrimet, gënjeshtrat, korrupsionin, plehrat, shijen e hidhur që kanë lënë tek qytetarët në misionin e tyre për ta shkatërruar këtë qytet”, ka reaguar aktivisti i shoqërisë civile, Arianit Xhaferi, i cili sot me disa aktivistë tjerë hapën një ekspozitë me premtimet e parealizuara në Tetovë dhe shkatërrimin e qytetit nga pushteti aktual.

Xhaferi ka thënë se nuk mund të fshijnë kujtesën e njerëzve. “Të kishit reaguar aq shpejtë për problemet që ka qyteti sa reaguat për të hequr ekspozitën, nuk do kishte nevojë për ekspozitë. Jeni shumë të parashikueshëm”, theksoi Xhaferi, i cili para Pallatit të Kulturës ka hapur sotr një ekspozitë të titulluar “me të vërtetën e madhe për Tetovën.” Kjo ngjarje është ndjekur edhe nga përfaqësues ndëkombëtarë, të cilë kanë shprehur shqetësime. (INA)

Loading...

Loading...
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com