Xhaferi: Nuk jemi të kurorëzuar me LSDM-në, nëse duan shumicë të re parlamentare le të tregojnë

 Xhaferi: Nuk jemi të kurorëzuar me LSDM-në, nëse duan shumicë të re parlamentare le të tregojnë

Sot pritet të fillojë seanca ku do të diskutohet për Propozim-ligjin për Prokurorinë Publike. Seanca mbrëmë u ndal nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi me arsyetimin se në debat janë paraqitur 38 deputetë, ndërsa për këtë ai mori kritika nga deputetët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, Aleksandar Kiracovski dhe Ljupço Nikollovski.

“Të gjitha ligjet të cilat i vlerësojnë për prioritet janë të vendosura në rend dite, nuk e di kush me kë diskutojnë dhe për çfarë binden, por nëse dëshirojmë shumicë të re parlamentare, rendi është që të vijnë dhe të tregojnë, dhe jo të debatojnë nëpërmjet mua, porositi kryeparlamentari, Talat Xhaferi në një deklaratë për Dojçe Vele pas porosive të ashpra të cilat i dërguan dje partnerët e koalicionit. Le të deklarohen pse para gjashtë muajve u morën vesh të ketë zgjedhje më 12 prill! Nëse nuk dëshirojnë, nëse duan shumicë të re, le të më tregojnë. Nuk jemi të kurorëzuar. Por, nëse me atë kthehemi në periudhën e krizës politike, ashtu siç ishte në vitin 2015-të, ai do të jetë problem i tyre”, është shprehur Xhaferi.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com