Xhensila krenare me veprimet e Bebe Rexhës (Foto)

 Xhensila krenare me veprimet e Bebe Rexhës (Foto)

Bebe Rexha dje mbërriti në Shqipëri për të ndihmuar të prekurit nga tërmeti.

Bebe Rexha me mbërritjen e saj në Shqipëri, vizitoi familjet e prekura nga tërmeti, dhe ka bërë të ditur dy familjet të cilëve do ua rindërtojë shtëpitë.

Deklarata që ajo dha për mediat shqiptare ku thotë se zemra ime pompon gjak shqiptari ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Xhensila Myrtezaj ka ndarë një postim ku shpreh krenarinë e saj për veprimet që ka bërë Rexha dhe i uron asaj gjithë të mirat.

“Bebe Rexha tha sot se prej nga vijme nuk duhet ta harrojme. Kete here jo vetem nuk e harrove prej nga vjen por erdhe per te bere te mundur qe nje familje e shkaterruar fizikisht dhe moralisht ta harrojne dhimbjen dhe lotet e merzise se ketyre diteve te kthehen ne lot gezimi per ta. Bebe Rexha pac vec te mira ne jete. Zoti te bekofte ty edhe ata qe ishin me ty”.

https://www.instagram.com/p/B5lIixEh6HU/?utm_source=ig_web_button_share_sheet