Xhihadistët vrasin 20 persona në Burkina Faso

 Xhihadistët vrasin 20 persona në Burkina Faso

Rreth 20 njerëz janë vrarë gjatë një sulmi në një minierë ari në pjesën veriore të Burkina Fasos. Ky është rasti më i freskët i valës së dhunës së nxitur nga xhihadistët në Afrikën Perëndimore.

Sulmi ndodhi në provincën Soum, jo shumë larg vendit ku xhihadistët më parë e hodhën në erë një urë që lidh dy qytete.

“Individë të armatosur e kanë sulmuar minierën e arit në Dolmane, duke i lënë rreth 20 të vdekur, kryesisht persona që ishin duke kërkuar ar”, tha një burim i sigurisë.

Ky vend i Afrikës Perëndimore është bërë pjesë e një sulmi të gjatë nga xhihadistët në rajonin e Saharasë jugore, duke nisur nga brigjet e Oqeanit Atlantik deri në “Bririn e Afrikës” në lindje.

Shumë prej sulmeve në këtë pjesë të Afrikës besohet se janë të lidhura me grupet e afërta me “Al Qaeda”-n dhe të ashtuquajturin Shtetin Islamik.

Më shumë se 585 njerëz janë vrarë nga viti 2015 nga sulmet e kryera në Nigeri, Çad, Niger dhe Mali, ku vetëm javën e kaluar u vranë 40 persona gjatë një sulmi.

Një javë më parë, 17 njerëz u vranë gjatë disa sulmeve në pjesën veriore të Burkina Fasos. Dhuna ka ndikuar edhe në mbylljen e dy mijë shkollave, shkruan “The Guardian”.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com