Yaya Toure i trembet koronavirusit, largohet nga Kina

 Yaya Toure i trembet koronavirusit, largohet nga Kina

Yaya Toure duket se nuk ka ndërmend të thotë “stop” me futbollin e luajtur. Edhe pse në moshën 36-vjeccare, mesfushori kërkon të vijojë të luajë, madje duke ndërruar edhe ekip. Sipas raportimeve të fundit, pritet që Toure të largohet nga Kina, ku aktualisht është pjesë e ekipit Qingdao Huanghai.

Shkak për largimin e afrikanit duket se është “coronavirus”. Virusi i tmerrshëm e ka trembur jo pak Toure dhe ai pritet që të largohet drejt Paraguait. Një zgjedhje disi e çuditshme, me ish-mesfushorin e Cityt dhe Barcelonës që pritet të firmosë për Libertad Asuncion. Në Paraguai, Toure do të gjejë edhe dy miq të vjetër, të cilët do t’i ketë rivalë kryesorë. Bëhet fjalë për Adebayor dhe Santa Cruz, të cilët luajnë për Olimpia Asuncion.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com