Ylli i sulmit juventin, nga i padëshiruar në rinovim kontrate

 Ylli i sulmit juventin, nga i padëshiruar në rinovim kontrate

Paulo Dybala ka kaluar një vit 2019 plot ulje-ngritje në klubin e tij dhe të papriturat priten edhe në muajt në vazhdim.

Ish-sulmuesi i Palermos është përfolur gjatë gjithë verës për një largim nga Juventusi sepse nuk bënte pjesë në planet e trajnerit Sarri.

Megjithatë, sulmuesi vendosi të qëndrojë megjithëse interesi për të ishte i madh. Që nga ai moment gjërat kanë ndryshuar për mirë për argjentinasin, sidomos pas paraqitjes së mirë ndaj Interit.

Nga një lojtar i padëshiruar, ai tani mund të kthehet në një titullar, që do të thotë se rinovimi i kontratës së tij është i pashmangshëm.

Këtë të paktën duan përfaqësuesit e lojtarit, por edhe klubi nuk është kundër, për të mos rrezikuar që ai të largohet me një çmim të ulët kur të jetë pranë fundit të kontratës aktuale e cila skadon më 2022.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com