Zaev-Byrnes: SHBA-ja mbetet aleaati ynë strategjik

 Zaev-Byrnes: SHBA-ja mbetet aleaati ynë strategjik

Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev bashkërisht me sekretarin për marrëdhënie me jashtë të LSDM-së, Bojan Mariçiq sot kishte takim me ambasadoren e SHBA-ve, Kate Marie Byrnes.

Në takim, sipas njoftimit, u bisedua për më shumë tema aktuale si dhe për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, procesin e reformave si dhe procesin e integrimit në NATO dhe BE.

“Vlerësojmë Senatin e SHBA-ve që ratifikoi protokollin për anëtarësim në NATO. Qeveria tashmë e dorëzoi protokollin në Kuvend dhe i njëjti do të miratohet para shpërbërjes së Kuvendit”, tha Zaev.

Duke folu për organizimin e zgjedhjeve dhe punës së qeverisë teknike, kryetari i LSDM-së, Zaev theksoi se shteti deri tani në ciklueset e fundit, si zgjedhjet lokale të vitit 2017, referendumi si dhe zgjedhjet për kryetar shteti ka dëshmuar se mund të organizojë zgjedhje të lira demokratike.

“Qeveria teknike u formua sipas marrëveshjes politike, afatet ligjore dhe kustheve kushtetuese pa asnjë problem. Kjo është dëshmi se sistemi ynë politik dhe institucional funksionin shumë mirë. Për zgjedhjet e 12 prillit, pushteti dhe opozita kanë përgjegjësi të përbashkët. Posaçërisht opozita, duke marrë parasysh se po udhëheqin me MPB-në si institucion tepër i rëndësishëm në zbatimin e zgjedhjeve demokratike”, theksoi Zaev.

Ambasadorja Byrnes theksoi se Maqedonia e Veriut është stabile në rrugën e saj drejt anëtarësimit të plotë në BE dhe NATO dhe se duhet të vazhdohet me reformat që janë në interes të qytetarëve.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com