Zaev dhe Grubi në “sherr”, vërejtjet e Komisionit të Venecias acarojnë kryeministrin dhe deputetin (Video)

 Zaev dhe Grubi në “sherr”, vërejtjet e Komisionit të Venecias acarojnë kryeministrin dhe deputetin (Video)

Vërejtjet e Komisionit të Venecias për ligjin për përdorimin e gjuhëve kanë nxitur debat mes kryeministrit Zorna Zaev dhe deputetit të BDI-së Artan Grubi. Pas deklaratës së Grubit se çmimi i paqes, barazisë dhe raporteve ndër-etnike janë të pakrahasueshme me çmimin e një ligji, Zaev tha se politikanë ndonjëherë flasin marrëzira.

“Ne politikanët dimë ndonjëherë dimë të themi ndonjë marrëzira. D.m.th. ligji është e drejtë njerëzore që del nga e drejta e Ligjit për gjuhët. Gjuha është mjetë për tu kuptuar, që të kemi jetë më të lehtë, më komunikatave dhe ngjashëm. Nga këtu vjen nevoja për përdorimin e gjuhëve. Kjo është e drejtë kushtetuese e qytetarëve, ligji tashmë funksionon, qytetarët kanë të drejtë që ua garanton Kushtetuta për ta përdorur”, potencoi kryeministri Zoran Zaev.

Por deputeti i BDI-së Artan Grubi, thotë se karakteristikë e kryeministrit është që njëherë të gaboj e pastaj të kërkojë falje.

“Deklarata e kryeministrit ka të bëj me atë vetë dhe është një moment i reflektimit dhe i vetë kritikës së tij të shpeshtuar të tij të cilën e shohim se është përcjellë edhe në kërkim falje. Unë vlerësoj se kjo është një karakteristik e duhur e kryeministrit. Sa përket ligjit për përdorimin e gjuhës, versioni draft i komisionit të Venedikut, parasheh përdorimin e gjuhës edhe në monedha edhe në uniforma të ushtrisë. Nuk mund ta shohim në pjesë të ndara të komisionit i cili akoma nuk është final”, theksoi Artan Grubi, deputet i BDI-së.

Presidenti i vendit Stevo Pendravoski, nuk deshi të përgjigjet, para se dokumenti të publikohet zyrtarisht.

“Duhet të bëjmë kujdes. Bëhet fjalë për draft version të një dokumenti i cili është marrë para kohe, supozoj për interesa personale ose politike të dikujt. Të presim që të publikohet zyrtarisht dhe do të doja të shoh nëse ajo që u publikua në një ose dy faqe do të mbetet deri në fund me formulimet e njëjta. Kur të kemi version përfundimtar dhe zyrtar, edhe unë si një ndër institucionet e këtij vendi do ta tregoj qëndrimin tim”, deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.

Ndryshe në vërejtjet e Komisionit të Venecias thuhet se në disa sfera të caktuara ligji shkon shumë larg duke u dhënë institucioneve publike obligime joreale juridike. I tillë është rasti me dispozitat me të cilat parashikohet përdorimi i gjuhës shqipe në seancat gjyqësore për të cilat nevojitet përgatitje shumëvjeçare që të zbatohen në tërësi. Ligji është miratuar në janar të vitit 2018 pa votat e partisë opozitare VMRO-DPMNE. Presidenti i atëhershëm Gjorge Ivanov e shfrytëzoi të drejtën për veto dhe e mbajti në sirtarë tërë vitin, pas çka kryetari i Kuvendit e publikoi në Gazetën Zyrtare me nënshkrimin e tij./Tv21/

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com