Zaev: Me mua askush nuk ka biseduar për koalicion të zgjeruar më “27 prill” – AlbMania    
     

Zaev: Me mua askush nuk ka biseduar për koalicion të zgjeruar më “27 prill”

 Zaev: Me mua askush nuk ka biseduar për koalicion të zgjeruar më “27 prill”

Kryeministri Zoran Zaev ka mohuar se ka biseduar për koalicion të zgjeruar para dhe gjatë ditës së pushtimit të Kuvendit më 27 prill 2017.

“Një koalicion i gjerë nuk u diskutua me mua para “27 prillit” dhe më “27 prill”. Ndoshta ata kanë biseduar me dikë tjetër”, tha kryeministri Zoran Zaev për “Fokus” pas dëshmisë së ish-ministrit nga radhët e OBRM-PDUKM-së, Nikolla Todorov për ngjarjet e “27 prillit” në të cilën ai tha se në atë kohë ishte një plan për një koalicion të zgjeruar.

“Po e them këtë për herë të parë. Ne patëm bisedime për një koalicion të gjerë dhe kjo ishte arsyeja pse unë isha shumë nervoz dhe i shqetësuar atë ditë.

Ne ishim në rrugën e duhur për atë koalicion të gjerë, i cili supozohej ta vinte vendin në rrugën e anëtarësimit në BE dhe NATO”, dëshmoi Nikola Todorov.