Zaev: Në zgjedhjet në prill do të fitojmë me dallim prej 60.000 deri në 120.000 mijë vota

 Zaev: Në zgjedhjet në prill do të fitojmë me dallim prej 60.000 deri në 120.000 mijë vota

Në zgjedhjet e ardhshme unë do të jem kandidat për kryeministër, në dy vitet e fundit sollëm vendime historike për shtetin tonë dhe nuk kam dilema se a do të fitojmë, theksoi kryeministri Zoran Zaev duke u përgjigjur në një pyetje deputetësh në Kuvend.

“Nuk kam hall, sepse në rrethana të tilla, me politika të tilla, me shtet të integruar, mik me të gjithë fqinjët, i mbështetur nga e gjithë bota, kemi pritje absolutisht serioze që të kemi dallim të mirë, fitore të mirë për të cilën do të gëzohemi mandat të plotë pas dy vite e gjysmë të fitojmë katër vite. Pas fitores do të përkushtohemi në proceset e brendshme transformuese të cilat do të ndodhin edhe përgjatë kapitujve, në çështjet ekonomike të cilat treguan rezultate paralelisht kur vendoseshin çështjet e mëdha historike për shtetin, me gjithë rrezikun historik, pas të gjithëve të cilët mbështetën politika të mëdha si anëtarësimi në NATO dhe fillimi i negociatave për Bashkimin Evropian. Ato për mua janë momente historike të cilat historia do t’i shënojë”, theksoi Zaevi.

Kryeministri tha se pranon përballje televizive me kryetarin e VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski dhe se këtë mund ta realizojnë në çdo kohë dhe sa herë që paraqitet nevoja. Sipas tij në zgjedhjet e ardhshme koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja do të fitojë me dallim prej 60.000 deri në 120.000 vota.

Sa i përket dorëheqjes pas humbjes në zgjedhje, Zaevi tha se kjo duhet të kërkohet nga Mickoski, sepse LSDM-ja mendon për fitore.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com