Zaev: Nëse ligji nuk kthehet në Kuvend, do të fillojë prishja e 50 mijë shtëpive të qytetarëve

 Zaev: Nëse ligji nuk kthehet në Kuvend, do të fillojë prishja e 50 mijë shtëpive të qytetarëve

Kryeministri Zoran Zaev nuk dorëzohet për sjelljen e Ligjin për Legalizim të Ndërtimeve pa Leje. Pasi presidenti Stevo Pendarovski nuk e firmosi Dekretin për shpalljen e Ligjit për Ndërtime pa Leje, pritet që ky ligj sërish të kthehet në Kuvend.

“Arsyeja është e thjeshtë. Duhet të shpëtohen 50 mijë qytetarë të cilët janë në varfëri dhe nuk kanë mundur t’i legalizojë objektet më herët. Procedura është që sërish të kthehet në Kuvend dhe të merren parasysh të gjitha rrethanat, dhe veçanërisht rrethanat që i theksoi presidenti Pendarovski”, deklaroi sot Zaevi.