Zaev: Nuk heqim dorë nga identiteti ynë maqedonas – AlbMania          

Zaev: Nuk heqim dorë nga identiteti ynë maqedonas

 Zaev: Nuk heqim dorë nga identiteti ynë maqedonas

Kryeministri Zoran Zaev sot e ka vizituar Pustecin ku ka dhuruar mjete didaktike dhe libra për nxënësit e atjeshëm.

Ai ka njoftuar se për shkollën në Pustec janë siguruar 30.000 euro mjete të siguruara nga donacione për rregullimin dhe ndërtimin e terreneve sportive në shkollën ku një pjesë është dhuruar sot, ndërsa pjesa tjetër në shkurt.

Në pyetjen e gazetarëve rreth marrëdhënieve me Bullgarinë siç transmeton Top Çanel, Zaev ka thënë se punohet në shmangien e problemit për të cilin “nuk e dimë çka është problemi”.

“Ne nuk heqim dorë nga identiteti maqedonas dhe Bullgaria nuk ka arsye të ngritë pretendime tjera. Ne jemi vende mike dhe duhet të ndihmohemi që të shkojmë përpara dhe i gjithë Ballkani të ecë përpara”, ka thënë Zaevi.

Sipas televizionit Top Çanel, mos fillimin e negociatave me BE-në, ai e ka vlerësuar si zhgënjim nga BE pasi siç tha edhe Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë merituar negociatat.