Zbulohet arsyeja se përse Serbia ndërpreu dialogun, nuk është taksa por…

 Zbulohet arsyeja se përse Serbia ndërpreu dialogun, nuk është taksa por…

Prof. Dr. Binak Maxharraj, në një prononcim për “Bota sot”, ka komentuar procesin e dialogut përgjatë këtyre viteve.

“Problemin e taksës duhet shikuar në kuadër të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë i cili ka filluar qe shtatë viteve. Dialogu si i tillë nuk është zhvilluar siç duhet sepse është udhëheq nga Hashim Thaçi i cili këtë dialog nuk e ka marr seriozisht, e vazhdonte këtë dialog pa kurrfarë parashtresash ndaj pale[s serbe, u nisë pa një kërkim falje për gjenocidin e Serbisë ndaj Kosovës, pa kërkesën e separacioneve te luftës, pa kërkesën për dhunimet e bëra në Kosovë, pa asgjë me te cilat ka mundur ta gjunjëzoi Serbin ne tavolinën e bisedimeve. Në këtë drejtim Hashim Thaçi ia lëshoi iniciativën palës serbe e cila diktonte gjatë gjithë kohës me dialogun, duke lënë përshtypje sikur Kosova është agresive e jo Serbia”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, ai ka theksuar se fal kancelarës Merkel u ndal ndarja e Kosovës.

“Hashim Thaçi shkoi aq larg në këtë dialog sa që i solli Kosovës shumë marrëveshje të dëmshme, sa që se ishte i gatshme edhe ta ndajë apo copëtoi Kosovën në dobi të Serbisë sikur këtë mos ta ndalonte e madhja Kancelarja Merkel e cila e stopoi ne Samitin e Berlinit. Është shumë e çuditeshe se si Hashim Thaçi ulej në këtë dialog me Vuçiqin i cili këtë dialog Vuçiq nuk e kishte si qëllim kryesor, por ishte i interesuar, siç thoshte shpesh për ndonjë kompromis, ose që Serbia në këtë dialog duhet të marr diçka nga Kosova. Serbia djallëzore në këtë dialog, nuk e kishte për qellim normalizimin e marrëdhënieve më Kosovën por qëllimi i saj ishte çbreja e Kosovës, cenimin e sovranitetit të Kosovës. Është shumë simptomatike derisa Hashim Thaçi qeshej gjatë këtij dialogu duke mos luftuar për te nxjerrë as gjë te mire për Kosovën, nga ana tjetër Serbia i futke thikën pas shpinës Kosovës në arenën ndërkombëtare duke e penguar me te gjithë forcën për poshtërimin e sajë ne arenën ndërkombëtare, duke e penguar qe ajo te pengohet në organizmat ndërkombëtar”, ka deklaruar ai për “Bota sot”.

Sa i përket ndërprerjes së dialogut nga ana e Serbisë , profesori beson se nuk është për përshkak të taksës së vendosur nga qeveria e Kosovës e cila në atë kohë udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, por përshkak të problemeve të brendshme.

“Në këtë drejtim Kosova u mbush mend kur Kosovën para nja dy viteve e pengoi qe te anëtarësohet në Interpol. Qeveria e Kosovës e dëshpëruar nga kjo vendosi, më të drejtë, qe ti vejë takes 100% Serbisë në nëntorin e vitit të kaluar ne mallra dhe në tragetin e gjerë. Lidhur me këtë Serbia bëri zhurmë të madhe në arenën ndërkombetare qe nga Brukseli e deri në Ëashington. Të gjitha qarqet e vendosjes ndërkombëtare, njerëz të fuqishëm nga BE dhe Amerika e sulmuan Kosovën duke bërë presion që ajo duhet ta heqë taksën kundër Serbisë, por të gjitha këto hasin ne vesh të shurdhër, sepse Kryeministri i Kosovës Ramush Hrajdinaj as qe donte të dëgjonte për këtë i ndihmuar edhe nga të gjitha partitë në pushte e opozitë. Serbia gjoja së ishte hidhëruar aq shumë se e pezulloi dialogun me Kosovën i cili po vazhdon edhe sot e kësaj dite. Por, unë mendoi se Serbia e mori vetëm si pretekst vënien e taksës në mallrat e saj, e vërteta është se Serbia më shumë e ndërpreu dialogun me Kosovës për shkak të problemeve të brendshme të Serbisë, demonstratave disa muajshe kundër Vuçiqit dhe udhëheqjes së Serbisë. Në këtë drejtim udhëheqja e Serbisë si nacionaliste dhe fashiste qe është ishte e zënë ngushtë dhe nuk dinte se si ta përfundoi dialogun me Serbinë, ajo nuk e donte dialogun, por ndarjen e Kosovës sepse u futën ne këtë dialog mu për këtë qellim .Kjo ishte e vërteta e ndërprerjes së dialogut e jo taksa e Kosovës e cila ishte vetëm si preteks për të, e cila lidhur më këtë qoi pluhur nga do që shkonte duke e lënë fajtore Kosovën dhe taksën e saj. Në heqjen e taksës ndaj Serbisë u angazhuan shumë figura të njohura ndërkombëtare që nga BE e cila ishte me e zëshme në krye me Federika Mogherinin e deri te misionaret e departamentit të shtetit dhe qeverisë Amerikane”, ka potencuar Maxharraj për “Bota sot”.