Zbulohet sekreti i logos së Apple në iPhone, videoja bëhet hit – AlbMania    
     

Zbulohet sekreti i logos së Apple në iPhone, videoja bëhet hit

 Zbulohet sekreti i logos së Apple në iPhone, videoja bëhet hit

Përderisa përditësimi i ri i sistemit operativ të Applet, iOS14, solli shumë risi tek iPhone, ka një veçanti “sekrete” që pas disa muajsh ka nisur të bëhet virale.

Logoja shkëlqyese e kompanisë në pjesën e pasme të iPhonet del se bën shumë më shumë se vetëm që të duket bukur. Përmes veçorive në “Accessibility” te “Settings” në telefonat e rinj që kanë edhe sistemin e ri operativ, u mundësohet përdoruesve të kryejnë disa funksione përmes shtypjes dy apo tri herë të logos prapa në telefon.

Me këtë veçanti, një video e postuar në Instagram është bërë virale. Ajo shpjegon se si çdo iPhone më i ri se gjenerata 8 mund të kryejë funksionet përmes qasjes në “Back Tap” tek “Accessibility”. Ndër shumë veçoritë që mund të kryhen aty është ‘screenshoti’, ndezja e llampës, hapja e Sirit dhe shumëçka tjetër.