Zekiri i përgjigjet Bexhetit: Shihemi në gjyq, ate e njohin si përdorues të narkotikëve – AlbMania    
     

Zekiri i përgjigjet Bexhetit: Shihemi në gjyq, ate e njohin si përdorues të narkotikëve

 Zekiri i përgjigjet Bexhetit: Shihemi në gjyq, ate e njohin si përdorues të narkotikëve

Nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri sot përmes një postimi në facebook i është përgjigjur deklarimeve dhe ak uzave që mbrëmë i bëri ndaj tij kryetari aktual i Sarajit dhe anëtari i lartë i BDI-së, Blerim Bexheti, përcjell INA. Zekiri ka thënë se me Bexhetin do të shihen në gjykatë për shpifjet që sipas tij, nëse njëra prej tyre do të dëshmohet, ai do të tërhiqej nga skena politike. Ja përgjigja e plotë e Zekirit:

Nëse dëshmohet vetëm një nga shpikjet e shumta qe i ka deklaruar për mua kryetari i Sarajit dhe ish-ministri i drejtësisë Blerim Bexheti në emisioni e mbrëmshëm (25.11.2019) në TV21, unë Muhamed Zeqiri publikisht deklaroi se do të tërhiqem nga jeta politike dhe jam i gatëshëm të mbaj tërë përgjetsinë morale dhe penale!!! Me këtë rast nuk do të thirrem ne imunitetin qe e gëzoi si deputet!!! Pohimet e tij për kinse involvimin tim në tregti me migrant si dhe të pavërtetat dhe shpikjet tjera të drejtuara në adresën time do të duhet t‘i dëshmoj në gjyq, qoftë edhe nëse lënda bie të ndonjë nga gjykatësit qe janë të emeruar apo kane ndalur nga tefteri i Gordanës, Sasho Mijalkovit, Musa Xhaferit apo personalisht nga Blerim Bexheti. Jo rastësisht vendosa të mos marre pjesë në debatin e mbrëmshem pasiqë nuk deshiroja të legjitimoja sulme të ulta, dhe dinjiteti dhe niveli im nuk më lejojnë të ulem në studio me person si Blerim Bexheti të cilin opinioni i gjërë në vend shumë mirë e njeh për të bërat e të këqijat e tij duke qen minister i drejtësisë – të mos flasim për vlerat e tij morale dhe sjelljen e tij derisa ishte minister për çka egzistojnë fakte eklatante. Në fund sërish do ti citoj tri thëniet që ibshkruajta mbrëm në arsyetimin tim pse nuk do të mar pjesë në debatin me Blerim Bexhetin: E para e imam Aliut: “Ne momentin kur do te tentosh te argumentohesh me budallan arogant ti vetem se ke humbur”. E dyta : “Asnjeher mos debato me budallenje pasiqe shikuesit nuk mund te dallojne kush eshte kush”. Dhe thenia e e tret e njohur e Mark Tven: “Asnjeher mos debato me budallenje pasiqe do te ulin ne nivelin e tyre dhe do te fitojn me pervojen tyre”. PS: E sfidoj njëkohësisht ti nënshtrohemi narko testit dhe rezultatet ti publikojmë në opinion, pasiqe shumica qe e njohin pohojnë se është përdorues i narkotikëve. Nëse kjo vërtetohet do të mendohem t’ia fal në gjyq pasiqe do të konsideroj se nuk ka ditur çfarë flet dhe ndoshta ka qenë nën veprimin e narkotikeve.(INA)