Zekolli në Dojçe Welle: Naser Zyberi nuk është kandidat mbipartiak, është i afërt me Sulejman Rexhepin – AlbMania    
     

Zekolli në Dojçe Welle: Naser Zyberi nuk është kandidat mbipartiak, është i afërt me Sulejman Rexhepin

 Zekolli në Dojçe Welle: Naser Zyberi nuk është kandidat mbipartiak, është i afërt me Sulejman Rexhepin

Pritjet e mëdha nga promovimi o-la-la të kandidatit famoz për kryeministër shqiptar më në fund përfunduan me një “pih!” në ajër, e shpërndarë në etër ende pa u kthyer Aliu në shtëpi.

Naser Ziberi nuk është kandidat mbipartiak, por argat bona-fide i BDI-së dhe njeri me të cilin LSDM kultivon njohje të ndërsjellë më të gjatë dhe më të mirë se Zoran Zaevi me Rashkovskin dhe Carovskën. Ziberi nuk do të fitojë asnjë votë të vetme proopozitare, e as që do të ketë ndikim të theksuar te votuesit e papërcaktuar. Por edhe ashtu ky nuk është qëllimi i BDI-së.

Për të kuptuar motivin për zgjedhjen e Ziberit, rrënjët duhet të kërkohen te ngjarjet që paraprinë. Disa prej nesh ende e mbajnë mend se Ziberi në vitet e hershme të 90-ta përveç me Cërvenkovskin, ishte (dhe ende është) tejet i afërt edhe me Sulejman ef. Rexhepin, të dy me prejardhje nga fshatra të afërta të Shkupit. Për shqiptarët, posaçërisht për ata që përcjellin metamorfozat në skenën politike shqiptare nga vitet e hershme të 90-ta, kjo është e dhënë mirë e kuptueshme. Për maqedonasit kjo ende është temë që mbyllet me “mirë de, çka ka lidhje?”.
Lidhja gjithsesi qëndron në dy dimensione: nota nostalgjike e PPD-së e cila në mjediset konservative ende vlerësohet si standard i artë e politikës dhe ndikimi i rrjetit të BFI-së e themeluar nga Rexhepi dhe e kultivuar përmes afërsisë me Ziberin. (Fragment nga kolumna e Arsim Zekollit ne DW)