Zendeli: Jemi kundër abolimit, por duhet ta shohim zyrtarisht propozimin

 Zendeli: Jemi kundër abolimit, por duhet ta shohim zyrtarisht propozimin

Deputeti i Lëvizjes BESA, Fadil Zendeli i cili është anëtar i Komisionit Juridiko-ligjvënës sot është deklaruar rreth propozimit të LSDM-së për leximin e autentik të nenit 11 të ligjit për falje. Zendeli shton se ai personalisht si deputet por edhe si përfaqësues i subjektit politik, Lëvizja BESA, është kundër abolimit dhe se tani para zgjedhjeve po bëhen kalkulime të partive politike.

“Duke e pasur parasysh momentin kur është hapur iniciativa dhe debati në Gjykatën Kushtetuese, tani kur janë paralajmëruar zgjedhjet e ardhshme, kjo bëhet për përplasje politike ose kalkulime të partive politike. Pa dyshim se personalisht si deputet por edhe si parti politike kemi qenë kundër amnestisë, sepse vlersojmë se shteti dhe institucionet e drejtësisë duhet të thelbësisht të luftojnë me krimin dhe korrupsionin në shtet, e jo të ketë amnesti, jo të ketë abolim. Kjo, sidomos nëse bëhet fjalë për politikanë të nivelit të lartë”, theksoi deputeti Zendeli.(INA)

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com